Ndonëse organizata që i mbrojnë kafshët flasin për parregullsi në këtë projekt, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës e thonë të kundërtën.
Sipas tyre, kjo fushatë është duke shkuar shumë mirë.
Por, krahas kësaj fushate që ka nisur, qytetarët vazhdojnë të ndihen të rrezikuar nga qentë endacak.
Mentor Azemi ndonëse nuk ka dëgjuar se ka nisur një fushat për trajtimin e qenve të rrugës, thotë se ndihen të rrezikuar nga këta qenë dhe infeksionet që mund t’i marrin nga ta
Projekti për menaxhimin dhe kontrollimin e qenve endacakë ka nisur në muajin maj./T7/