Google ADS

Qentë endacakë, rrezik i përhershëm për qytetarët

23:47 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Në maj ka filluar projekti për menaxhimin dhe kontrollimin e qenve endacakë. E nga organizatat që merren me kafshët po thonë se ky proces po manifestohet me parregullsi. Ndërsa zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nuk ka pasur problem me punën që është kryer deri tani.

 

1.3 milion euro janë ndarë nga buxheti i shtetit për menaxhimin dhe kontrollimin e qenve endacakë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që është përgjegjëse për këtë projekt thonë se nuk janë në dijeni për parregullsi.

Mirëpo ata që merren me kafshët çdo ditë, flasin në detaje për keqpërdorimet që po ndodhin.

https://youtu.be/BcZIRSSxWwg

Driton Gusia nga “Ta bashkuar për kafshët” thotë se metoda që Agjencia e Veterinës është duke e përdorur për trajtimin e qenve endacak është adekuate, por që kërkon trajtim më cilësor.

Ndonëse organizata që i mbrojnë kafshët flasin për parregullsi në këtë projekt, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës e thonë të kundërtën.

Sipas tyre, kjo fushatë është duke shkuar shumë mirë.

Por, krahas kësaj fushate që ka nisur, qytetarët vazhdojnë të ndihen të rrezikuar nga qentë endacak.

Mentor Azemi ndonëse nuk ka dëgjuar se ka nisur një fushat për trajtimin e qenve të rrugës, thotë se ndihen të rrezikuar nga këta qenë dhe infeksionet që mund t’i marrin nga ta

Projekti për menaxhimin dhe kontrollimin e qenve endacakë ka nisur në muajin maj./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme