Qentë endacak “vërshojnë” Ferizajn, banorët ndihen të rrezikuar (FOTO)

23:54 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Ditë më parë Indeksonline ka raportuar se qyteti i Ferizajt është vërshuar nga qentë endacak.

Mirëpo, qytetarët e këtij qyteti vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga këta qenë, pasi që nga disa fotografi të dërguar nga një lexues i Indeksonline, shihet se qentë endacak nëpër rrugët e Ferizajt vetëm po rriten.

Ky lexues shkruan se ai dhe gjithë qytetarët po ndihen të rrezikuar shumë nga ta, përderisa komuna nuk po ndërmerr asgjë nëpër largimin e tyre në rrugët e qytetit.

“Kjo është ne Ferizaj, ju lutem postojeni se kjo nuk është normal çka është ka ndodh në ketë qytet. As me familje nuk po mundemi të dalim në qytet. Ka fëmijë e familje që nuk po mund të dalin në qytet, se u bë si me qenë luftë. Unë po tutna prej tyre qe jam prind i 3 fëmijëve. Ju lutem postojeni, ndoshta e shef dikush e intervenon se mos vet për këtë vend”, ka shkruar ai.

22052937-10210921304376720-1647866556-n 22119030-10210921283296193-1727610445-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme