Rreziku i sulmimit nga qentë endacakë nëpër rrugët e Kosovës është çdo herë i pranishëm.
Në kryeqytet sidomos ka shumë të tillë që enden rrugëve ditë e natë, shkruan Indeksonline.
Një lexues i Indeksonline ka raportuar sonte se para pak çastesh në Dardani të Prishtinës, qentë endacak kanë sulmuar një fëmijë të moshës 5 vjeçar.
Sulmi ndodhi pranë marketeve Eli Ab dhe Viva Fresh.
Ky qytetar ka thënë se ka qëlluar afër kur qentë sulmuan fëmijën, për çka ka lajmëruar edhe policinë dhe komunën e Prishtinës.
Fëmija menjëherë është dërguar për trajtim mjekësorë nga ekipet emergjente.
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog