Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës për projektrezolutën për katër vjet të Qeverisë Kurti.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i ekzekutivit kosovar u ka thënë deputetëve se qëndron para tyre me krenari dhe vetëbesim për shumë arritjet e Qeverisë, shkruan Arbresh.info.
Ai ka përmendur rritjen e shënuar në fushën e ekonomisë në theks të veçantë uljen e papunësisë nga 25.8 për qind në 10.7 për qind.
“Ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe dhe njëkohësisht solide. Në këto tri vitet e fundit kemi pasur rritje ekonomike mesatarisht prej 6.26 për qind të bruto produktit vendor. E kemi ulur borxhin publik në nivelin prej vetëm 17 për qind. Papunësia që dikur ndjehej si një re e rënd mbi familjet, sot ka rënë nga 25.8 për qind në 10.7 për qind. Sfidë që na mbetet është aktivizimi i grave sepse numri i grave që janë inaktive është më i madh. Sot kemi një papunësi të zvogëluar. 80 mijë më shumë se sa në pranverën e vitit 2021. Sektori privat të ketë rritje të aktivitetit dhe ta ri investojnë fitimin sepse është shprehje e qartë e optimizmit në ekonomi, këtë aspekt e kemi kaluar nga 12 miliardë euro qarkullim në 22 miliardë euro qarkullim. Kemi për mbështetje në punësimin e 12 mijë grave, pagën minimale e kemi tashmë të re 350 euro ndërkohë e kemi gjet 130 dhe 170 euro. Ka pasur diskriminim sipas moshës. Shpenzimet kapitale në vitin 2023 kanë qenë më të lartat në historinë e Kosovës, 561 milionë euro. 14 mijë të rinj janë punësuar përmes platformës ‘Super Puna’, 51 për qind janë vajza e gra e 49 për qind janë djem. E kemi zvogëluar borxhin ndaj sektorit privat. Bruto produkti është 50 për qind më i lartë”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera, Kurti ka thënë se sipas raportit të fundit të KiE-së Kosova është ndër performuesit kryesor në rajonin tonë dhe aty janë vlerësuar gjithsej 38 zona të ndryshme të progresit në Kosovë./Arbresh.info
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...