Google ADS

“Qëndroi në sallë vetëm 10 sekonda”, Konjufca kërkon t’i hiqet mëditja deputetes Reshitaj

16:18 | 8 Mars 2023
E.H

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufc, në seancën e sotme ka kërkuar nga administrata e Kuvendit, që deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, t’i hiqet mëditja, për shkak se sipas tij ka qëndruar në Kuvend vetëm 10 sekonda, është nënshkruar dhe e ka lëshuar sallën.

“I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin nuk ka më kështu”, tha Konjufca.

Paraprakisht para përfundimit të seancës, Konjufca propozoi që disa pika të mos hidheshin në votim pasi që opozita nuk ishte prezentë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme