Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron për rivendosjen e vizave të Kosovës.
Ai tha se këtë qendrim do ta lexonte si jo të panikut dhe jo të neglizhencës.
Sakaq, Bushati ka theksuar se nuk ka vend për panik, sepse është një vendim i marrë dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.
“Mendoj që shija e mirë e vizitës së parë të një presidenti francez në Shqipëri duket sikur nuk e prodhoi atë efektin që unë kisha pritur. Unë jam dëshmitar i përpjekjeve të mëdha të Edi Ramës, qoftë me Presidentin Holonde, po ashtu me Presidentin Macron. I di dhe shumë mirë për sa kohë kam shërbyer në qeveri dhe qasjet botëkuptimore të ndryshme që kanë pasur për shumë çështje përfshirë dhe këtë proces që po flasim. Sot është bërë një punë shumë e madhe, kapilare për ta sjellë disi qendrimin e presidentit të Francës dhe administratës franceze në një qasje dhe më afër faktorit shqiptar, sepse duhet ta pranojmë që Franca është një shtet shumë i rëndësishëm në finale. Personalisht nuk e kam fshehur asnjëhere le të themi xhelozinë në kuptimin jo të keq të fjalës që kishte një linjë referenciale në raport me Beogradin dhe vizita e tij e parë në 2019 ishte në Beograd në traditën e çdo presidenti francez. Në këtë pikë, ai gjithmonë do të mbetet në histori siç mbeti Xhorxh Bush i pari që vizitoi Shqipërinë. Në këtë pikë përpjekjet e kryeministrit Rama janë shpërblyer disi.
Por mendoj që qendrimi i sotshëm i Presidentit francez dhe sqarimi që u bë nga vetë kabineti presidentit francez dhe sqarimi që u bë nga vetë kabineti, unë do ta lexoja si jo panik, jo neglizhencës. Këtë qendrim ka mbajtur dhe në 2019 kur Holanda e zyrtarizoi kërkesën e saj për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë.
Nuk ka vend për panik, sepse është një vendim i marrë, i botuar në Fletoren Zyrtare, ku qoftë këshilli i vendi anëtare, qoftë parlamenti kanë të njëjtën peshë”./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...