Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të misionit për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, nga viti 2015 ka dërguar rekomandimin drejt Qeverisë së Kosovës dhe drejt partive politike për planifikimin dhe realizimin e shtesave për fëmijë. Këtë rekomandim në vitin 2015 KOMF e ka ofruar si rekomandim afatmesëm, duke patur parasysh hapësirën fiskale në Kosovë.
KOMF mbështet plotësisht shtesat për fëmijë dhe deklaron që ofrimi i shtesave për fëmijë, është dokumentuar në shumë vende të botës si instrumenti më efektiv në zbutjen e varfërisë dhe i cili zbatohet në pothuajse të gjitha vendet e Europës Jug-lindore, për të mos folur për ato të BE-së.
KOMF ofron tri argumente shtesë pse duhet të investohet në fëmijë:
Argumenti ekonomik: Përmes investimit në fëmijë do të krijohet fuqi punëtore më e shëndoshë dhe më e kualifikuar, që mund të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik, duke përvetësuar teknologjitë dhe shkathtësitë e reja konform nevojave të tregut;
Argumenti etik: Investimet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve janë të domosdoshme për secilin vend që mbështet të drejtat e njeriut;
Argumenti politik: Investimet e pamjaftueshme sociale, pabarazia e theksuar dhe varfëria e lartë, pengojnë zhvillimin e një vendi dhe dëmtojnë kohezionin social të tij.
Rezoluta e Parlamentit Europian B7-0004/2014 për procesin e integrimit të Kosovës në BE (2013/2881(RSP), me theks të veçantë në paragrafin 38 ku flitet për të drejtat e fëmijëve dhe varfërinë e fëmijëve, u bën thirrje autoriteteve kosovare për të zbatuar plotësisht Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës dhe rekomandon që politikat për varfërinë e fëmijëve të rishikohen, duke përfshirë modifikimin e skemës së asistencës sociale dhe krijimin e një benefiti universal për fëmijët.
Praktikat dhe modelet nga shtetet e tjera të rajonit dhe Europës janë të ndryshme lidhur me shtesat për fëmijë, kjo sa i përket moshës së fëmijëve, numrit të fëmijëve në familje si dhe shumës së shtesave për fëmijë. Sa i përket moshës, shtetet kryesisht kanë vendosur si kufi moshën 18 vjeçare. Sa i përket modeleve, disa shtete praktikojnë modelin e shtesave universale për fëmijë që nënkupton transfere të pakushtëzuara për të gjitha familjet me fëmijë pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave të tyre apo statusin e punësimit. Modelet po ashtu mund të përfshinë përcaktimin apo përshkallëzimin e pagesave bazuar në të ardhurat vjetore të familjes, numrit të fëmijëve në familje apo përshkallëzimin e shtesave sipas moshës së fëmijëve.
Republika e Kosovës paraprakisht duhet të analizojë me kujdes dhe të vendos modelin më të përshtatshëm për kontekstin e Kosovës, gjithmonë duke pas për bazë si kriter kryesor mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...