Kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Mirëpo, sipas avokatëve, mandati i tij në formën ekzistuese nuk është më i arsyeshëm, duke thënë se Kosova është në gjendje të funksionojë vet mjaft mirë.
Megjithatë, ata shprehen se në një mënyrë EULEX-i ende i duhet Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, avokati Arianit Koci ka thënë se ne kemi nevojë që EULEX të mbetet si strukturës këshillëdhënëse, ndërsa Kosova t’i marr detyrat ekzekutive.
“Është e sigurt që mandati i EULEX- it në formën ekzistuese, nuk do të vazhdohet. Sipas informacioneve që po plasohen, një pjesë e njësitit të forcave speciale policore do të mbetët. Mendoj që kjo është e panevojshme. Policia e jonë po funksionon mirë dhe mund ta kryej çdo detyrë që i jepet. Ne kemi nevojë ende që EULEX të mbetët si strukturë këshillëdhënëse, e ne t’i marrim detyrat ekzekutive. Na duhet ende EULEX-i. Krahas forcimit të kapaciteteve tona – punë që duhet ta bëjmë ne vet, prezenca e EULEX-it vetëm sa do të ndihmojë që t’i realizojmë agjendat tona, që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Koci.
Ndërsa, ai ka shtuar se qëndrimi i këtij misioni në Kosovë për kaq vite mund të cilësohet si storie suksesi, duke përjashtuar disa individ që kanë rrënuar imazhin dhe punën e tyre.
“Vet puna dhjetëvjeçare e tyre, mund të cilësohet si storie e suksesit. Kanë kryer punë që ne, në periudha të caktuara, nuk kemi mundur t’i kryejmë. Natyrisht, kemi pritur më shumë prej tyre, dhe disa individ në kuadër të EULEX-it, e kanë rrënuar shumë imazhin dhe punën e këtij misioni. Sidoqoftë, kemi ende nevojë për ta, dhe nuk duhet të harrojmë që shërbimet e kësaj strukture, e paguajnë taksapaguesit evropian. Ne i kemi këto shërbime falas”, ka shtuar Koci.
Ndërsa, avokati Tomë Gashi thotë se EULEX-i nuk duhet të mbetet në Kosovë në asnjë formë pas datës 14 qershor dhe të gjitha kompetencat të kalojnë tek institucionet vendore. Megjithatë, në njëfarë mënyre edhe ai mendoni se ky mision është i nevojshëm ende, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga agresioni i mundshëm i Serbisë.
“Sa i përket çështjes së sundimit të ligjit, është koha që 19 vite pas çlirimit të Kosovës dhe 10 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova si shtet t’i marrë në kompetenca të gjitha çështjet juridike sa i përket sundimit të ligjit. Unë besoj që nuk duhet të mbetet EULEX në Kosovës në asnjë formë pas 14 qershorit 2018 dhe të gjitha kompetencat të kalojnë tek institucionet vendore. Kjo mbikëqyrje është e nevojshme ende, por vetëm sa i përket çështjes së sigurisë apo thënë më thjeshtë mbrojtjes së territorit të Kosovës dhe popullit të Kosovës nga agresioni i mundshëm i Serbisë”, është shprehur Gashi.
Për dallim nga Koci, për Gashin misioni i EULEX-it ka qenë një dështim total.
“EULEX-i ka qenë mision i dështuar totalisht dhe është një mëkat i madh që janë shpenzuar miliarda euro të taksapaguesve të BE-së dhe rezultatet janë thuajse zero, por mund të thuhet edhe më keq se kaq, ngase nga vetë zyrtarë të lartë të EULEX-it, duke përshirë këtu kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malon Simons dhe prokuroren Maria Ahmie haptazi kanë deklaruar se EULEX-i ka qenë mashë-mjete në duar të shefave dhe politikanëve të lartë të KS, të cilët e kanë përdorur EULEX-in sipas interesit të tyre, duke arrestuar, akuzuar dhe gjykuar persona që i kanë shenjestruar ata dhe duke i liruar nga akuzat po ashtu personat e caktuar të grupit të interesit të udhëheqësve politik të Kosovës”, ka shtuar Gashi.
Ndryshe, ai ka thënë se askush nga BE apo edhe SHBA nuk duhet të ketë frikën se kush do t’i arrestojë të akuzuarit në Gjykatën Speciale nëse ata nuk vetëdorëzohen. Kjo, pasi që, sipas tij është KFOR-i i cili mund ta bëjë një gjë të tillë.
Belgjikë – Itali, publikohen formacionet zyrtare
Diskutohet mbi Ligjin për Gjuhët në Shkup, në prag vendimit ...
Shefi i NATO-s: E dimë se çfarë dëshiron Putin këtë dimër
Osmani ia përcjell Hovenierit urimet e Kosovës për Trumpin d...
Vazhdon debati mes Lelës dhe Drilonit, ky i fundit thotë se ...
Edhe Fushë Kosova ndalon përdorimin e doracakëve të edukimit...