Google ADS

Qendrat e vaksinimit në Kosovë injektojnë vetëm vaksinën Astra Zeneca

18:56 | 7 Korrik 2021
L G

Që nga sot në të gjitha qendrat e vaksinimit qytetarët do të vaksinohen veç me vaksina të kompanisë “AstraZeneca”.

Krejt kjo sipas burime të arbresh.info me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

Arbresh.info ka provuar të kontaktojë zyrtarë të MSh-së, mirëpo qasja ndaj tyre ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, Sindikata Shëndetësia e Bashkuar Kosovare(SHBK) përmes një emaili për media ka deklaruar se ka pranuar raporte tëe shumta nga pacientët dhe individët e tjerë që janë ankuar në lidhje me shkeljen e së drejtës së tyre për vaksinim nëpër Qendrat e Vaksinimit në Kosovë.

Kërkesat e tyre, që janë në përputhje të plotë me të drejtat elementare të individit që të vaksinohen me vaksinën nga Biontech-Pfizer, e blerë nga paratë e taksapaguesve, janë duke u shkelur dhe refuzuar në Qendrën e Prishtinës, Pejës dhe atë të Gjakovës.
“Informacioni që në posedojmë dyshon për shkelje të etikes profesionale shëndetësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare duke filluar nga administrata e qendrave, duke i gënjyer pacientet kinse nuk ka vaksina Pfizer”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Ju njoftojmë që sipas vendimit të Rregullatorit Evropian për Produkte Medicinale, Astra Zeneca posedon rreziqe mirëpo benefiti i tyre kalon rreziqet tek pacientet mbi moshen 60 vjeçare, prandaj disa shtete të BE duke përfshirë Italinë e kanë ndaluar përdorimin në grup- moshat më të reja (Reuters, June 13, 2021).

SHBK u bënë thirrje qytetareve nën moshën 60 vjeçare, të respektojnë vendimin e Rregullatorit Evropian dhe të Refuzojnë vaksinën nga prodhuesi Astra Zeneca Dështimi i Kosovës të sigurojë vaksina nga Pfizer-Biontech nuk duhet të jetë faktor në rrezikimin e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.

“Bëjmë thirrje Ministrisë se Shëndetësisë që menjëherë të procedojë me vaksinat Pfizer-Biontech dhe të tregojë kujdes të shtuar në shënjimin e Kartonit të Vaksinimit me vaksinën e përdorur dhe jo tjetër. Jemi informuar për raste të keqësimit të shtuar të gjendjes shëndetësore 1-2 javë pas vaksinimit mirëpo fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka refuzuar të publikojë rastet e tilla, edhe pse ekzistojnë dhe janë dërguar protokollet për pacientet në fjalë”, thuhet ndërkohë në reagim.

SHBK Union lut qytetaret te tregojnë kujdes të shtuar në momentin e marrjes se vaksinës dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të informohen për efektet, llojin, sasinë dhe datën e skadencës se tyre, po ashtu edhe atë te raportimit kur u refuzohet e drejta për qasje ne shërbim shëndetësor sikur i ka ndodhur dhjetëra ankuesve brenda kësaj javë në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë,” thuhet në reagimin e SHBK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme