Mjekët në qendra të mjekësisë familjare po u këshillojnë pacientëve të mos marrin vaksinën anti-COVID-19 gjatë kohës sa janë me viroza të ndryshme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po u bënë thirrje qytetareve që të vaksinohen sa më parë, e për këtë arsye qytetarët janë në dilemë se çfarë duhet të bëjnë në këto raste.
Vaksina nuk po ju jepen as në qendra të vaksinimit personave që janë duke u trajtuar me antibiotik për probleme të ndryshme shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka drejtuar gishtin kah Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi thonë se vetëm instituti mund të sqarojë këtë situatë.
Megjithatë, arbresh.info ka tentuar që ta marr një përgjigje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në mënyrë që të kuptoj diçka për zgjidhjen e këtij problemi, se a duhet ta marrin personat që janë me viroza të ndryshme vaksinën anti-COVID-19, por nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje, si në të shumtën e herave.
E, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Rrezart Halili, ka thënë për arbresh.info se në QKMF janë trefishuar vizitat mjekësore nga pacientët.
Sipas tij, ka raste kur qytetarët edhe i ngatërrojnë simptomat me COVID-19, por duke mos përjashtuar se disa nga ta pas testimit dalin që janë edhe me COVID-19.
“Po ka pacientë që po lajmërohen në QKMF për virozë me vjellje dhe diarre, gjithashtu edhe raste që qytetarët po i ngatërrojnë simptomat me COVID-19, por diferencohen me anë të testit. Prej dy jave të kaluara kemi trefishim të vizitave mjekësorë nga pacientet në QKMF, të cilat lidhen me këtë lloj të virozëve, të cilat pas testimit disa na dalin që janë edhe me COVID-19”, thotë ai.
Ndryshe, Kosova tash e sa muaj ka filluar vaksinimin e popullsisë së saj. Edhe pse procesi sipas kritikeve nuk është duke u zhvilluar ashtu siç do të duhej, kjo për shkak të vonesave në fillimin e vaksinimit masiv, hezitimi i njerëzve dhe krejt në fund edhe sigurimi i një termini për vaksinim.
Javën e fundit janë shtrënguar masat nga Ministria e Shëndetësisë. Pavarësisht kësaj disa qytetar ende besojnë në teori të ndryshme të shfaqura në rrjetet sociale se vaksina posedon një çip dhe nuk e kanë në plan të vaksinohen.
Që nga viti i kaluar kur u shfaqë pandemia, shkencëtaret kanë bërë çmos që të gjejnë kurimin efikas kundër virusit Covid-19.
Kompani të ndryshme nga shtetet më të mëdha në botë kanë arritur të krijojnë një vaksinë për zhdukjen e këtij virusi.
Që prej datës 25 qershor 2020 kur u lansua vaksina e parë e deri më 5 Mars janë aprovuar 12 vaksina në total, zhvilluar nga vende të ndryshme të botës.
Ndërsa në Kosovë fal donacioneve kanë arritur dy lloje të vaksinave ajo Pfizer dhe AstraZeneca, të dyja këto vaksina që merren edhe në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...