Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se një delegacion i zyrtarëve të Qendrës Klinike Universitare të Gjenevës (HUG) po qëndrojnë në Kosovë, ku po diskutohen hapat konkret të bashkëpunimit ndërmjet HUG dhe SHSKUK.
Vizita po realizohet me ndërmjetësim të Odës Zvicër- Kosovë, Konsullatës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe Ministrisë e Shëndetësisë.
“Në takimin e sotëm është biseduar për krijimin e ekipeve të përbashkëta dhe për përgjegjësitë për komunikim ndërkolegial dhe ndërmenaxherial të kryeinfermiereve dhe drejtorëve të klinikave. Është diskutuar, gjithashtu, për mundësinë e këmbimit të përvojave për stafin menaxherial, përfshirë mjekë dhe infermierë.
Poashtu, është folur që stafi me ekspertët nga HUG të ndihmojnë në hartimin e rregullores dhe protokolleve të punës, që do të zbatohen në QKUK”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...