Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se objektet janë dezinfektuar dy herë brenda një kohe të shkurt, shkruan arbresh.info.
Në reagim sigurohen të gjithë qytetarët, që do të vendosen se kushtet janë të përshtatshme, i plotësojnë të gjitha standardet.
“Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me kohë i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit Covid-19. Brenda një kohe të shkurtër dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre.
Dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt.
Siç e dini, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që kjo Qendër të shfrytëzohet si hapësirë karantine.
I sigurojmë të gjithë qytetarët, që do të vendosen se kushtet janë të përshtatshme, i plotësojnë të gjitha standardet.
Rasti i sotëm që është publikuar nga një persona publik, është vetëm një pakujdesi e vogël, që ka mundur të ndodhë nga koha e shkurtër që kemi pasur në dispozicion, është nje rast i izoluar. Gjithçka tjetër është në rregull!”, thuhet në reagim. /arbresh.info/
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...