Qendra e Paraburgimit në Prishtinë përfundon me sukses programi rehabilitues

12:11 | 30 Dhjetor 2020
V. S.

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka përfunduar me sukses programi rehabilitues trajnimi “Menaxhimi i zemërimit”.

Më këto trajnime synohet të behët përkrahja e të dënuarave në atë mënyrë që t`i përballojnë situatat konfliktuoze më mirë, e më lehtë, thuhet në njoftimin e Qendrës së Paraburgimit.

Të burgosurit pjesëmarrës në këtë trajnim u shprehën të kënaqur me këtë lloj trajnimi, me ç` rast vlerësuan se ky program i ka mësuar ata se si t`i pranojnë gabimet dhe t`i përmirësojnë ato për të ardhmen.

Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë nga Drejtori i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë, Isuf Iberdemaj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoi të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, ri-socializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri./arbresh.info/

 

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz që qëndrojnë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme