Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në akademinë përkujtimore për Nexhmije Pagarushën the se ‘Bilbili Pagarusha ‘u bë simbol i bashkimit të shqiptarëve.
“Jam këtu në një moment të trashtë për të përcjell ngushëllimet më të thella, më të sinqerta të krerëve të Shqipërisë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmie Pagarushën. Pagarusha tani po hesht gjë të cilën nuk e ka pas zakon kur ka qenë mes nesh, ajo jon u rrit pa nënë por dashuria për Kosovën dhe Shqipërinë e bënë këngën e nenës shqiptare. Bilbili Pagarusha u bë simbol i shqiptarëve”, ka thënë ai.
Minxhozi se shtoi se ikonat nuk vdesin kurrë ato vetëm lartësohen.
“Duket se zia mbulon në gjithë njerëzit por në rastin e Pagarushës ndodhë e kundërta, ajo ishte si drita si tingulli. Ajo nuk jeton më por ne do të jetojmë për të, ikonat nuk vdesin kurrë ato vetëm lartësohen”, ka përfunduar ai.
Në këtë akademi përkujtimore ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se Kosova ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar.
Ai ka shtuar se arti e muzika kanë humbur ikonën e tyre, shkruan arbresh.info.
“Jemi mbledhur këtu për t’i thënë lamtumirë një gruaje e cila ishte simbol i muzikës, teatrit e filmit. Muzika dhe arti bashkë kanë humbur ikonën e tyre ndërsa kombi ynë ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar”, ka thënë Kurti. /arbresh.info/
Albin Kurti për Nexhmije Pagarushën: Kombi humbi anëtaren e saj më të çmuar
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave