Qëllon për vdekje një person, më pas edhe veten

11:48 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Një person në fshatin Jahoc të Gjakovës për motive të panjohura, në një restorant pasi ka shtënë me armë zjarri drejt një personi ka qëlluar edhe veten.

Si pasojë të dy personat kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, shkruan arbresh.info.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e të dy personave, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme