Google ADS

Qëllojnë me armë zjarr rojën e një shtëpie në Çagllavicë

09:49 | 10 Gusht 2021
S D

Është raportuar se një mashkull derisa ishte duke bërë roje në një shtëpi në Çagllavicë është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur, shkruan arbresh.info.

Viktima më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse  ku kanë gjet dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm.

“Cagllavicë,09.08.2021-16:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i angazhuar si roje në shtëpinë pronarit mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarrit  nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse  ku kanë gjet dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion, por nuk është gjetur as personi e as ndonjë provë materiale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme