Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Baki Brahimit, i cili dyshohet se një ditë më parë privoi nga jeta djalin e axhës së tij, Gazmen Brahimin në Batllavë të Podujevës.
“Departamenti për Krime të Rënda Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.
I pandehuri B.B. dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info/
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s