Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes. Pastaj janë kapur edhe dy të dyshuar, me shtetësi të Maqedonisë.
Në një këmbim të shtënash me armë që ka ndodhur pasditen e të premtes në një treg në Niederurnen të Kantonit Glarus, është plagosur në këmbë një kosovar 35 vjeçar, shkruan agjencia e lajmeve SDA. Ai është transportuar me autoambulancë në Spitalin Kantonal të Glarusit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.ch.
Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes, njofton policia. Dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesëmarrës në këtë konflikt, dy shtetas të Maqedonisë, 25 gjegjësisht 31 vjeçar kanë marrë fillimisht arratinë, transmeton albinfo.ch. Por, i riu është kapur nga policia e Kantonit të St. Gallenit rreth orës 18.00 në daljen e autostradës Sargans. Edhe 31 vjeçari është arrestuar rreth orës 19.25 në Ziegelbrücke.
Aktualisht nuk ka informacione lidhur me motivin dhe prapavijën e aktit. Hetimet vazhdojnë.
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo