Një person është qëlluar me armë zjarri derisa ishte duke drejtuar makinën në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, nga persona të panjohur, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur gjashtë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
“Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 24.10.2023 – 23:20 Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...