KFOR-i vazhdon të mbështesë një Kosovë paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, me një forcë prej rreth 5,000 ushtarëve, të cilët janë në gjendje të reagojnë shpejt ndaj ndonjë sfide sigurie.
Admiralja, Michelle Howard, thotë se zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it është qëllim NATO-s, por në muajt e ardhshmëm mbetet ky nivel, transmeton arbresh.info.
“NATO është e përkushtuar të mbështesë zbatimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë dhe qëllimi ynë është të mbajmë nivelet aktuale të trupave për muajt e ardhshëm. Qëllimi i NATO-s është që të vazhdojë të lëvizë drejt një pranie më të vogël dhe më fleksibile të trupave të KFOR-it, por ky vendim do të udhëhiqet nga zhvillimi i situatës në terren,” thotë Howard në një intervistë për EWB.
Ajo thotë se janë shumë të vetëdijshëm për tensionet në rajon dhe “mbështetemi në vlerësimet në kohë reale të KFOR-it për dinamikën në terren në dhe përreth Kosovës.”
Sipas saj, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri dhe të sigurojë mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.
“Ne do të mbajmë një prani fleksibël, parandaluese dhe do të bëjmë ndryshime vetëm kur na lejon situata e sigurisë.”
Admiralja, Michelle Howard u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që komandonte një anije në Marinën e SHBA në vitin 1999. Sot ajo shërben si komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli./arbresh.info/
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri