Njohësi i çështjeve të sigurisë Florian Qehaja, ka folur për mundësinë e anëtarësimit të vendit në Iterpol.
“Nuk më ka gëzu fakti që është caktu për këtë vit do të thotë që i ka ardh rendi Kosovës, për shumë faktorë, faktori i brendshëm është që nuk jemi të gatshëm do të thotë të kemi një qeveri në detyrë, tashmë pritet një qeveri e re nëse mund të themelohet , aspekti i dytë që e përmendi Shqipja është puro politik është aspekti i Palestinës “ , ka deklaruar Qehaja në emisionin ‘Click’ në rtv21, duke shtuar se shtetet sponsore të Kosovës ose janë kundër Palestinës ose kanë rezerva ndaj këtij shteti.
Sipas tij SHBA me administratën e Trump ka një narracion në rritje kundër Palestinës .
“Detyrimisht ata nuk mund të bëjnë ndonjë precedent që të marrin pjesë në aty ku votohet paralelisht për Kosovën dhe Palestinën pavarësisht se ata kanë mbështetje të pa rezervë për Kosovën”, ka thënë Qehaja.
Po ashtu ai ka përmendur çështjen e votave.
“Neve na duhen dy të tretat e votave të të pranishmeve do të thotë diku në bazë të vlerësimeve tona janë mbi 170 apo 172 nëse nuk gaboj dhe këtu pritet në krahasim me UNESKO në të cilën nuk kishim shumë pjesëmarrje dhe pësuam fiasco që të jenë diku rreth 110 pro Kosovës në mënyrë që ne të kemi anëtarësim të suksesshëm,”, ka thënë Qehaja.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...