Kosova pritet të bëhet me ushtrinë e saj në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm (dhjetor). Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilëve votimi në lexim të dytë në Kuvend i tri projektligjeve të propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri pritet të ndodhë në seancën e 6 dhjetorit ose më së largu më 13 dhjetor.
Nga zyra për informim e kryeministrit Haradinaj kanë refuzuar të flasin për data se kur pritet të bëhet Kosova me ushtrinë e saj, megjithatë, sipas tyre, një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti në Kuvend.
Në anën tjetër njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, duke folur për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës ka thënë për “Zërin” që ky proces nuk do të mundë të pengohet nga shteti serb.
“Gjendja aktuale në vend nuk është edhe aq e mirë për shkak të disa çështjeve politike që i kemi me Serbinë dhe destruktiviteti i Serbisë ndaj nesh është intensifikuar sidomos në kohën e fundit. Mirëpo kur bëhet fjalë për formimin e ushtrisë së Kosovës unë besoj që serbët më nuk do të kenë mundësi që ta pengojnë këtë proces, i cili tanimë ka filluar”, ka thënë ai.
Ai tutje ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe, janë unanimë lidhur me formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Lista Serbe tanimë nuk mund ta bllokojë këtë çështje, sepse deputetët e Kuvendit të Kosovës janë unanimë, pra përveç Listës Serbe të cilët janë shprehur kundër këtij procesi. Unë pres që ky transformim të kryhet gjatë muajit dhjetor të këtij viti”, ka thënë tutje Qehaja.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?