Google ADS

Qe 20 vite në pritje të babait të zhdukur, komisioni ende pa rezultate

21:20 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Ka njëzet vite që jeton me këtë shpresë. Elizabeta Plakolli nga fshati Letonc i Podujevës nuk di gjë për babanë e saj, Isakun që nga paslufta.
Ajo tregon momentet kur u nda nga i ati.

Ajo jeton vetëm në këtë shtëpi, derisa që nga lindja ka jetuar me tri motrat e saj, të cilat tani janë të martuara.

Elizabeta thotë se ka pasur raste që ka marrë lajm se janë gjetur mbetje mortore. Por pa rezultat.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/327614684719715/

Elizabeta jeton me ndihmën e një sociali.

Kurse sot kanë filluar gërmimet në fshatin Majac të Podujevës. Në këtë lokacion dyshohet se është varrosur një trup nga forcat serbe.

E gërmime të tilla ka pasur tash e një kohë, por kanë munguar të gjeturat.

Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka ka thënë se këtë proces e ka stopuar EULEXI.

Kurse, drejtori i mjekësisë ligjore thotë se gërmimet bëhen mbi bazën e dyshimeve, ani pse ka raste ku nuk gjendet asgjë.

Në anën tjetër, kryetari i shoqatës së pagjeturve në Podujevë tregon se zvarritja e punimeve bëhet edhe për shkaqe të tenderëve.

Në Kosovë janë mbi një mijë e gjashtëqind persona të pagjetur, në mesin e tyre pesëqind serb.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme