Google ADS

BE: Qasja e personave me nevoja të veçanta në vendvotime, problem edhe në balotazh

11:25 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vëzhguesit e BE-së kanë paraqitur vlerësimet e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të balotazhit të 19 nëntorit.

Alojz Peterle, në një konferencë për media të këtij misioni ka thënë se një prej problemeve madhore mbetet qasja e kufizuar e personave me nevoja të veçanta, shkruan arbresh.info.

“Qasja në objektet e votimit për personat me aftësi të kufizuara mbetet problem. Pak më shumë se gjysma e vendvotimeve ishin të qasshme për këta persona”, ka thënë Peterle.

Një problem tjetër sipas tij, mbetet të kuptuarit e votuesve me procedurat e votimit.

“Megjithatë disa procese të numërimit duhet përmirësuar. Për shembull, të kuptuar e votuesve për procedurat e votimit vazhdon të jetë një fushë ku kërkohet avancim. Mundësia e votimit me asistencë është kërkuar disa herë jo nga njerëzit që nuk kishin mundësi të votonim”, ka thënë ai.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme