Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar ashpër qasjen e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi.
Gahler të martën gjatë raportimit të Lajçakut lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka ngritur shumë pyetje, gjersa ka kritikuar qasjen e tij dhe mbajtjen e anës së Serbisë.
“E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksionin… Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të kosovarëve”, është shprehur euro-deputeti.
Ai më tej ka thënë se të gjithë i dinë veprimet e qeverisë dhe të liderëve serbë, duke filluar nga çështja e targave të automjeteve, mospjesëmarrja në zgjedhje, politika koordinuese e Serbisë me Rusinë, mosnënshkrimi i marrëveshjes së pretenduar, etj.
“Të gjitha i kontribuojnë opinionit publik në Kosovë që thonë jo, nuk duam asnjë koncesion edhe nëse na njohin…”, tha Gahler.
Eurodeputeti gjerman e pyeti Laçakun lidhur me mënyrën e reagimit të tij ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij.
“Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiqin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do të pakësonte ndihmën financiare? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor?”, pyeti deputeti evropian.
Ai po ashtu ngriti çështjen e mosreagimit të Lajçakut dhe Borrellit lidhur me protestat masive në Serbi kundër qeverisë.
“Cilat janë fjalët tuaja dhe të Borrellit për qytetarët e Serbisë që protestuan në numër të madh kundër qeverisë së tyre?”, pyeti ai.
Deputeti gjerman po ashtu ripotencoi para Lajçakut se Kosova është vendi më properëndimor në rajon, me arritje kundër korrupsionit, forcimin e ligjit, e në linjë 100 për qind me politikën e jashtme të BE-së.
“…Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e ‘zbusin’ presidentin serb”, tha ai.
“… Nuk do të hyja në detaje të mëtejshme në atë që kemi parë me siguri se kush ishte i përgatitur të nënshkruante diçka ose kujt iu kërkua të kishte ndonjë nënshkrim në një letër të bardhë”, u shpreh ndër të tjera eurodeputeti Gahler. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...