Letrat e nënshkruara për hapjen e saj duket se i ka mbuluar pluhuri, e qarkullimi i veturave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, vazhdon të mbetet kujtim i së kaluarës.
E sa fajtore për këtë është Serbia, po aq fajet për mos implementim të marrëveshjes se nënshkruar para gjashtë vitesh i ka edhe vetë Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i saj thotë profesori Mazllum Baraliu.
“Ura është simbol i bashkimit të qytetit. Bashkimi Evropian ashtu si në marrëveshjet tjera nuk e ka luajtur fatkeqësisht rolin që të jetë një lehtësues. Ndërsa pengues është Serbia që si në çdo çështje tjetër vazhdon të bëjë obstruksione dhe investime kolonizues siç është lugina e famshme. Serbia është edhe për urën ajo që pengon të bëhet integrimi dhe normalizimi i jetës atje”, thotë Baraliu për arbresh.info.
Se zvarritja e kësaj marrëveshje është politike e thotë edhe anëtarja e Komisionit për Integrime Evropian në Parlamentin e Kosovës, Time Kadrijaj.
Vetëm se Kadrijaj ka një drojë për fatin e kësaj ure që simbolizon bashkimin e Mitrovicës.
“Ajo është tepër e rëndësishme sepse sovraniteti duhet të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, është një dhe e tërë. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj dhe Kosova është njoft me kufijtë aktual. Nuk duhet të ketë ndarje të Kosovës sepse e dimë që me marrëveshjen e Dejtonit, Bosnja nuk është funksionale dhe Kosova s’duhet të ketë modele të tilla. Kjo zvarritje është e pakuptimtë dhe politike”, ka përfunduar ajo.
E data për hapje e urës duket se nuk është as në rend.
Një datë për hapjen e kësaj zyre nuk e ka as Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Punimet për revitalizimin e urës kryesore dhe rrethinat e saj në Mitrovicë kanë përfunduar teknikisht. BE po punon si me Beogradin ashtu edhe me Prishtinën. Të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë në lidhje me urën kryesore, do të zbatohen plotësisht sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kujtojmë se më 4 mars të vitit 2017-të vetë përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, vizitoi urën e Ibrit në Mitrovicë.
Ajo atë kohë tha se ura do të jetë një simbol i raporteve të reja serbo-shqiptare./V.Selimi/Arbresh.info/
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...