Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 të tjerë janë në trajtim.
Qalaj po ashtu tha se numri i përgjithshëm i policëve që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa deri më sot ka qenë 390.
“Mund të themi që numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë është 25, prej tyre 11 janë shëruar dhe 14 janë në trajtim. 13 polic dhe një është zyrtar civil. Numri i përgjithshëm personave që janë vetë izoluar për momentin është 138, ndërsa kanë qenë 390 deri më sot. Është dashur t’i testojmë zyrtarët policor edhe pse testi ka dal negative ata sot janë në vet-izolim”, ka thënë Qalaj.
Ai po ashtu theksoi se prej 14 personave që janë në trajtim, një prej tyre është zyrtar civil.
Sa i përket punës së Policisë së Kosovës, ai tregoi se është duke vazhduar me orar të rregullt, përves rajonit të Prizrenit i cili ende punon në orar të zgjatur, prej 12 orësh.
“Puna vazhdon normalisht. Rajonin e Prizrenit e kemi mbështetur me personal. Kemi problem me transportin e policëve që i dërgojmë në Prizren. Gjatë kohës së pandemisë ka pas shumë aktivitete policore të ndryshme. Mendoj që edhe policia ka bërë një punë mjaft të mirë. Që nga dje kemi filluar të punojmë me orarin normal 8 orësh, përveç drejtorisë rajonale të Prizrenit që do të punojë në orar 12 orësh”.
Qalaj gjithashtu bëri të ditur që Policia e Kosovës, gjatë gjithë kohës është në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.
“Është një numër më i madh i qytetarëve që dalin në rrugë. Policia po mundohet që ta mbaj nën kontroll kufizimin e lëvizjes, në shumicën e rasteve ne bisedojmë me ta dhe vetëm në raste ekstreme ndërmarrim masa”./rtk
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve