Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës po sulmohet në veri të vendit me mjete të njëjta që tha se i ka përdorur LVV-ja gjatë protestave në opozitë. Atij i reaguan dy deputetë të LVV-së.
“Policët që janë lënduar e të cilët janë trajtuar jashtë vendit, sot po sulmohen në një pjesë të territorit. Po sulmohen me mjete të ndryshme, pra, të zjarrit. Por po sulmohen edhe me iriqë, të cilët iriqë, të njëjtit janë përdorur në mes të Prishtinës ndaj një kryeministri që ka qenë në atë kohë”, tha ish-komandanti i Policisë.
Qalaj kujtoi protestat e dhunshme të LVV-së, ndërsa foli për refuzimin e pushtetit për ta mbështetur formimin e komisionit hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, të propozuar nga PDK-ja.
“Patëm protesta të dhunshme dhe tentativa me i kallë zyret e qeverisë, ndërtesën e qeverisë me koktej të molotovit për procese të ndryshme. U lënduan policë, u lënduan aktivistë tuaj, u lënduan qytetarët që kanë qëlluar rastësisht dhe ku jemi sot me qëndrime?”, tha ai.
“Ata aktivistë tuaj të cilët janë lënduar, janë arrestuar, janë akuzuar, janë dënuar, sot nuk kanë mundësi pikërisht për shkak të atyre dënimeve të punësohen e as të marrin vizë”, theksoi Qalaj, duke i thënë krejt në fund pozitës “mos harroni, me hajna nuk ka shtet”.
Po ashtu, Qalaj ka deklaruar se ai ka urdhëruar ndërhyrjen e njësisë FIT të policisë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, vite më parë.
Për një gjë të tillë, Qalaj, në seancën e sotme, tha se nuk është pishman dhe se ka vepruar në përputhje me ligjin.
“Jam shumë krenar që kam zbatuar urdhrat e ligjshëm të drejtësisë së Kosovës. Po, është e vërtetë se unë kam urdhëruar, nuk jam pishman asnjë sekondë të vetëm. Do të veproja edhe sot njëjtë, pa asnjë dyshim. Tjetra, jam krenar që jam edhe anëtar i PDK-së”./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...