Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, thotë se situata në veri të vendit pas sulmit terroristë në Banjskë më 24 shtator, është shumë serioze.
Për këtë arsye, sipas tij, shtimi i forcave të KFOR-it është në vijën kufitare me Serbinë, është shumë i dobishëm dhe i domosdoshëm.
“Mendoj që situata e sigurisë në pjesën veriore është shumë serioze dhe po ashtu mendoj që kërcënimi që vije nga jashtë është mjaft serioz, e kam fjalën për dislokimin e trupave të shtetit armik të Serbisë dhe mendoj që shtimi i trupave të KFOR-it përgjatë kufirit me Serbinë, do t’i kontribuoj uljes së tensioneve dhe do t’i kontribuoj pamundësimit të hyrjes së grupeve kriminale terroriste në Kosovë. Prandaj, në këtë kontekst shtimi i forcave të KFOR-it në veri, pra në vijën kufitare me Serbinë, unë e konsiderojë si shumë të dobishme dhe të domosdoshme”, thotë Qalaj për Arbresh.info.
Mirëpo, ai thotë se është kundër që Forcat e KFOR-it të marrin ndonjë kompetencë nga Policia e Kosovës.
“Jam kundër që forcat e KFOR-it të marrin ndonjë kompetencë nga Policia e Kosovës. Kjo është e pamundur të ndodh dhe nuk duhet të ndodh assesi. E di që FSK i ka disa faza operacionale që duhet t’i përmbushë në bazë të standardeve të NATO-s dhe unë mendoj që ne duhet të fokusohemi që FSK të jetë sa më e përgatitur dhe sa më profesionale, në mënyrë që të përmbush standardet e NATO-së dhe të jetë shumë shpejtë pjesë e NATO-s”, shprehet Qalaj.
Çështja e sigurisë në pjesën Veriore, sipas tij, është e Policisë së Kosovës, pasi sipas tij, po flitet për rend dhe ligj, ndërsa çështja e kufirit me Serbinë, ai thotë se ende nuk iu ka dorëzuar Policisë së Kosovës dhe është ekskluzivisht përgjegjësi e forcave të KFOR-it. /Arbresh.info/ /Pleurat Salihu/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...