Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në implementimin e masave të Qeverisë, lidhur me parandalimin e Coronavirusit.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka folur për masat dhe implementimin e tyre.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës është ka liruar nga detyra pjesëtarët të cilët janë me sëmundje të rënda, kurse pjesa tjetër është duke punuar në orare të zakonshme. Qalaj ka thënë se vetëm pjesëtarët e Policisë të cilët vijnë nga vendet e karantinuara Vitia, Klina, Malisheva që punojnë në Prishtinë, janë urdhëruar të lajmërohen në stacionet e këtyre qyteteve.
“Momentalisht nuk është gjendja aq dramatike në vend, sa të kalojmë në orar 12 orësh ose të bëjmë ndonjë plan operativ tjetër, me një ndryshim të vetëm për policët që jetojnë në Viti, Klinë, Malishevë e që vendin e punës e kanë në Prishtinë, ne kemi lëshuar një urdhër që ata t’i lajmërohet stacionit policor në atë lokacion dhe të ndihmojnë në menaxhimin e situatës në atë vend. Personeli i uniformuar është duke punuar në mënyrë normale. Natyrisht që edhe ne kemi bërë disa veprime p.sh policët që i kemi me sëmundje të rënda i kemi liruar sa të kalon kjo situatë, meqë unë kam deklaruar disa herë që i kemi disa kolegë që vuajnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës. Në këtë situatë kemi vlerësuar se ata duhet të jenë në shtëpi, në mënyrë që të mos infektohen dhe të mos kemi pasoja shumë serioze. Po ashtu kemi bërë identifikimin e disa vendeve të punës sa i përket stafit civil që nuk janë sensitive dhe mund të punojmë pa ato vende dhe i kemi liruar që nga sot.”, tha Qalaj.
Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për paqartësitë që u krijuan ditëve të kaluar lidhur me bizneset që nuk duhet të punojnë.
“Po Policia e Kosovës punon 24 orë 7 ditë në javë dhe kemi më shumë personel se sa që kanë inspektoratet e ndryshme dhe në shumicën e rasteve bëjmë përpjekje që të mbështesim inspektoratet, që ta kryejnë detyrën sa më mirë. Por kemi raste kur patrullat tona vërejnë lokale të ndryshme që punojnë dhe që nga qeveria u është ndaluar. Ne bëjmë përpjekje që sa më shumë të jemi bashkërisht me inspektorët por, prapë po e them që Kosova ka mjaftë kateteri, lokale dhe është e vështirë për inspektoratin ta mbulojë e vetme. Policia për shkak të numrit, aktiviteteve që zhvillon, për shkak të shpërndarjes ka mundësi më shumë që të bëjë identifikimin e shkelësve të vendimit të qeverisë.”, tha Qalaj.
Ai ka thënë se kanë kërkuar sqarime shtesë lidhur me këtë vendim.
“Kur është dhënë vendimi fillestar i qeverisë dhe më vonë ne kemi kërkuar sqarime shtesë meqë në situata të tilla nuk është e lehtë që të implementohet sepse sado që qeveria dhe një grup ministror prapë në terren do të dalë diçka që kërkon sqarim shtesë dhe ka ndodhur që ne të intervenojmë në një Call center duke menduar që nuk janë të lejuar të punojnë. U kemi kërkuar falje. Po ashtu kemi pasur disa furra të cilat kanë shërbyer kafe përveç që kanë shitur bukë ose kanë ngrënë aty brenda e që nuk lejohet me vendimin e qeverisë. Pra është dashur një sqarim shtesë se ata kanë të drejtë të shesin por nuk kanë të drejtë të shërbejnë. Pra, nëse një qebaptore, shesin ndonjë kafe ata mund ta japin kafen qytetari dhe qytetari të vazhdojë jashtë dhe jo të ulet në lokal.”, ka shtuar Qalaj.
Qeveria po ashtu ka marrë vendim që njëri nga prindërit të lirohet nga puna, përveç pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë dhe atyre të shëndetësisë. Qalaj ka treguar se në Polici ka raste kur dy policë janë bashkëshort ose njëri nga bashkëshortët punon në polici e tjetri në shëndetësi. Ai ka thënë se Policia e ka gjetur mënyrën e zbatimin të këtij vendimi.
“Kjo është e rëndësishme meqë kemi numër të madh të kolegëve që punojnë në policinë e Kosovës dhe ne kemi bërë një zgjidhje që të ua përshtatim orarin e punës që njëri prind të punojë paradite, tjetri pasdite në mënyrë që njëri nga prindërit të jetë në kujdesin fëmijëve . Apo në rastet kur njëri nga prindërit është punonjës i Policisë e tjetri i shërbimeve shëndetësore, ne u kemi dhënë përparësi orarit të punës të shërbimeve shëndetësore dhe e kemi përshtatur orarin e punës.”, tha ai.
Qalaj ka treguar se deri më tani janë dezinfektuar shumica e stacioneve policore, por ende nuk ka filluar dezinfektimi i makinave të tyre.
“Në shumicën e objekteve të Policisë së Kosovës është kryer dezinfektimi, janë edhe disa në proces, meqë kemi numër të madh të pikave. Të gjitha pikat kufitare janë dezinfektuar. Makinat jo ende.”, tha Qalaj.
Qalaj ka treguar se që nga dita e parë që është vërejtur që ky virus është rrezik për rajonin Policia e Kosovës ka dalë në mbështetje të institucioneve shëndetësore.
“Fillimisht në pikat kufitare në identifikimin e personave që kanë kaluara nga pikat e rrezikshme, apo vendet që kanë kaluar tranzit dhe pasi ka bërë identifikimin e tyre i ka shoqëruar te kolegët nga shërbimet shëndetësore për të kryer shërbimet mjekësore, në bazë të kërkesave që kanë qenë. Pas asaj varësisht nga rezultatet që kanë dalë nga kontrollet mjekësore edhe ne kemi pasur angazhime të ndryshme. Ju e dini që më vonë pas kontrolleve mjekësore disa pacientë u diagnostifikuan me këtë virus dhe ne u desh që t’i izolojmë disa loakcione në nivel vendi. Detyra kryesore e Policisë ka qenë që ato lokacione të bëhen të mbyllura që mos të ketë frekuenitim të njerëzve, as për të hyrë dhe as për të dalë, përveç shërbimeve emergjente dhe kerreve zyrtare dhe disa shërbimeve që janë të lejuara nga Qeveria e Kosovës.”, tha Qalaj.
Ai ka falënderuar qytetarët e zonave të karantinuara për bashkëpunimin.
“Ne i falenderojmë të gjithë qytetarët që i kanë zbatuar mjaft mirë vendimet e Qeverisë dhe kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës. Mund të them që vendimi është respketuar mjaft mirë. Natyrisht që qytetarët kanë nevoja të ndryshme për furnzimin. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha komisionet qeveritare me të gjitha komunat në mënyrë që ta implementojmë vendimin e qeverisë dhe banorët të furnizohen me gjërat elementare për jetë. “, shtoi Qalaj.
Drejtori Qalaj ka folur edhe për punën e Policisë në kufij.
“Detyra e Policisë është që fillimisht të kontrollojë dokumentacionin e secilit qytetarëve që hyjnë në pikat kufitare pas mbylljes së kufirit dhe lejimin e qytetarëve të Kosovës dhe ndalimin e qytetarëve të huaj,dhe mallrave. Policia e Kosovës ka filluar implementimin. Fillimisht ka qenë një fluks më i madh i qytetarëve sepse qytetarët ka qëlluar të jenë në vende të ndryshme të botës qoftë tranzit qoftë duke jetuar dhe ata kanë filluar të kthehen në drejtime të ndryshme për Kosovë. Policia e Kosovës pas kontrollimit të dokumentacionit i udhëzon të shkojnë të te pika ku bëhet kontrolle mjekësore dhe pastaj është detyrë e shërbimeve mjekësore më tej.”, tha ai.
Ai ka thënë se edhe hyrja e mallrave po zhvillohet në mënyrë të rregullt.
“Kemi hyrje të mallrave vazhdimisht. Nuk ka probleme përveç që ne jemi të obliguar të udhëzojmë shoferët se si të sillen.”, theksoi Qalaj.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...