Pas takimit që sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, ka pasur me Kryeministrin z. HOTI, Ministrin e Shëndetësisë, z. ZEMAJ dhe inspektor nga të gjitha nivelet lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID 19, ka mbajtur takim virtual me manaxhmentin e PK-së.
Drejtori i Përgjithshëm z. QALAJ, në takim me drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore (DRP) dhe me drejtorët e DRP-ve të kufirit, fillimisht ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me takimin që ka pasur sot, më pas ka përcjellë falënderimin e institucioneve të vendit rreth angazhimit të policisë në teren, transmeton arbresh.info
Pastaj, z. Qalaj, kërkoj angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. Drejtorët rajonal duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia. Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave.
Gjithë të pranishmit në takim, e në veçanti drejtorët e DRP-ve, u zotuan se do të mbajnë lartë angazhimet e tyre në drejtim të shtimit të masave parandaluese në aspektin policor.
Policia e Kosovës, me këtë rast i bashkëngjitet apelit të përgjithshëm të institucioneve shëndetësore e qeveritare, që të gjithë pa përjashtim të kenë kujdes të shtuar ndaj përhapjes së pandemisë dhe të respektojnë ligjin dhe vendimet e institucioneve të vendit, përndryshe nga Policia e Kosovës do të ketë zero tolerime për shkelësit e ligjit./arbresh.info/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...