Google ADS

Qalaj: Deri në fund të janarit do të shpallen pozitat për drejtorë e komandantë

10:40 | 19 Dhjetor 2018
A. B.

Drejtori i Policisë Rashit Qalaj ka treguar objektivat e tij që ka në mandatin e tij. “Që nga marrja e mandatit nuk dot ë ketë më keqpërdorim të orarit të policëve.

Pastaj ngritja në grada, rekrutimi do të vijë si pasojë e propozimeve. Tani e kemi një rekrutim ku në testin me shkrim kandidati ka kaluar mirëpo kemi pasur mungesë mjetësh si skanerë që disa na i kanë huazuar si UP. Për këtë tani e tutje kandidati do ta marr rezultatin pasi ta përfundoj testin me shkrim”, ka theksuar ai.

Qalaj ka thënë se janë bërë analiza në sektorë të ndryshëm, raporton arbresh.info

“Kemi bërë disa analiza në njësinë e drogës, inspektimit e janë duke u bërë edhe analiza në sektorë të tretë në mënyra që të kemi më shumë suksese. Kemi punë të madhe në njësinë e krimeve të rënda ekonomike ku ka lëndë të shumta. Kemi filluar me rritjen e kapaciteteve të njësive të reagimit të shpejt. Janë shtuar edhe 105 zyrtarë në nivel të vendit. Po ashtu kemi shtuar edhe numrin e njësisë speciale dhe qëllimi ynë është ta dyfishojmë deri në fund të vitit të ardhshëm që të kemi sukses në operacione. Është sukses që kërkon investime, vetura por besoj që do t’ia dalim”, ka theksuar ai.

Sipas tij do të shpallen pozitat edhe për komandantë të policisë e pozita të tjera.

” Jemi edhe duke i rishikuar strukturat organizative, kemi një projekt nga BE për katër dhe është 4 vjeçar. Tani do ta kemi edhe një njësi për integritet në Policinë e Kosovës. Po ashtu në Policinë e Kosovës kemi një administratë më të madhe dhe tendenca jonë është ta reformojmë këtë administratë. Deri në fund të muajit janar do të shpallim të gjitha pozitat e drejtorëve, komandantëve në qoftë se janë mbi 5 vjet në një pozitë sepse mendojmë që kjo të konsumon. Do të bëjmë edhe reformin në sektorin e krimeve kibernetike. Po ashtu fokusi jonë edhe në 2019 është lufimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi strategji të shumta mirëpo nëse nuk realizohet prapë mbetet gjendja e njëjtë. Do të angazhohemi edhe në kuptimin e drogave. Në fushën e qetësisë publike, trafiku është një gjë afidueae. Do të forcojmë kapacitetet edhe në stacione policore sepse kemi aksidente të mëdha që kanë ndodhur në fshatra. Do të fokusohemi në vendet urbane”, tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme