Pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe pranimit të dy ankesave si të bazuara, ekziston mundësia që të rinumërohen disa vendvotime.
Megjithatë, për të vendosur nëse do të ketë rinumërim apo jo, PZAP që nga vendimi i Gjykatës Supreme ka 72 orë kohë për të vendosur.
Zëdhënësi i PZAP-së, Mulë Desku i ka thënë “Arbresh.info” se ende nuk është vendosur se a do ketë apo jo rinumërim, por një gjë e tillë nuk përjashtohet.
“72 orë i ka PZAP-i kohë për të vendosur dhe nëse e sheh të arsyeshme dhe e vlerëson mundet mi dërgua edhe në rinumërim, mirëpo deri me tani nuk është vendosur asgjë ,por do të vendoset brenda afatit ligjor prej 72 orëve. Rinumërim do të ketë vetëm në ato vend për të cilat janë pranuar ankesat”, ka thënë Desku.
Sipas tij, Supremja ka vlerësuar që PZAP nuk ka vendosur drejt për këto dy ankesa, por nuk mund të themi për çfarë kanë qenë këto ankesa, por vetëm që nuk janë përputhur rezultatet.
Gjykata Supreme ka pranuar si të bazuar ankesën e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP, si dhe ankesën e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa./ Arbresh.info/ G. Lushi
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...