Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani lidhur me votat përmes postës.
Pas numërimit të votave Shaban Shabani i PDK-së kishte dalë fitues në këtë komunë, por votat e ardhura me postë e përmbysën rezultatin dhe fitues doli Bexhet Xhealdini i LDK-së.
Por vendimi i sotëm, e ka kthyer sërish në epërsi Shabanin e PDK-së, pasi që PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të që fletëvotimet e ardhura me postë të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar.
“Pranohet e bazuar ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani nga radhët e Subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me seli në Prishtinë dega në Dragash, e cila mban shenjën anr, 1142/2021 e datës 17.11 2021 Anulohen të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës, për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 të mbajtura me datë 14.11 2021, për kryetar të Komunës në Dragash. Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me seli në Prishtinë që fletëvotimet e anuluara në pikë 1 të këtij vendimi, mos t’i përfshijë me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar, për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021, të mbajtura më datë 14.11. 2021 për Kryetar të Komunës në Dragash.”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Kandidati i PKD-së, Shaban Shabani pretendonte se pjesa më e madhe e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë të organizuara nga më së shumti tre persona, të shkruara me dorën e njëjtë.
Po ashtu ai pretendon se të njëjtat janë dërguar me postë nga një person, brenda disa minutash.
Sipas rezultateve të votave me postë, Bexhet Xheladini nga LDK ka marrë 359 vota, ndërsa Shaban Shabani nga PDK 77 vota./arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...