06 mijë e 250 euro ishte shuma totale e gjobave që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shqiptoi për subjektet politike që nuk e respektuan Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe qëndrore të vitit të kaluar.
Sipas kryesuesit të PZAP-it, Mulë Desku, shumica e partive politike i kanë shlyer borxhet, ndërsa të pa paguara kanë mbetur vetëm edhe 16 mijë euro.
Pothuajse të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ishin dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për mospërfillje të Ligjit Zgjedhor dhe shkelje të kodit të mirësjelljes. Mulë Desku, kryesues i PZAP-it, thotë se për shkeljet e bëra, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, ishin dënuar 15 parti politike. Ai tregon për Radio Kosovën se sa ishte vlera totale e dënimeve të shqiptuara dhe sa mjete kanë inkasuar.
Shuma e përgjithshme e gjobave të shqiptuara për procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit ka qenë 257 mijë e 350 euro. Prej kësaj shumë 241 mijë e 350 euro janë paguar, kanë mbetur pa u paguar ende 16 mijë euro”, tha Desku.
Sipas kryesuesit të PZAP-së, partitë që ende nuk i kanë paguar gjobat, janë Alternativa dhe Partia Turke e Drejtësisë. Desku tha se me të parën është arritur marrëveshje për t’u paguar gjoba.
PZAP, për partitë që nuk respektuan kodin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kishte shqiptuar 348 mijë e 900 euro, të cilat tashmë janë paguar. Desku flet edhe për partitë të cilat u gjobitën më së shumti për shkeljet e bëra.
“Për zgjedhjet lokale më së shumti është gjobitur LDK, me gjithsej 78 mijë e 550 euro. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të 11 qershorit 2017, gjoba më së shumti janë shqiptuar ndaj koalicionit PDK-AAK-Nisma, dhe shuma ka qenë 158 mijë euro”, u shpreh kryesuesit të PZAP-së, Mulë Desku.
Për mos respektim të Kodit të Mirësjelljes dhe thyerjes se heshtjes zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me gjoba ishin dënuar edhe Koalicioni LDK-AKR-Alternativa me mbi 71 mijë euro, Lëvizja Vetëvendosje me mbi 62 mijë euro, Lista Serbe me mbi 35 mijë euro si dhe partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhje me mbi 20 mijë euro.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...