Google ADS

PZAP-ja deklarohet në lidhje me votat e disaporës

12:59 | 28 Tetor 2019
M. A.

Paneli Zgjehdor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur vendimin që ka marrë në mbledhjen e mbajtur sot për votat e atdhura nga diaspora pas afatit te paraparë nga KQZ.

Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe anëtar i PZAP-se ka bërë të ditur se arsyeja e mos bërjës publike të vendimit është pasi nuk është në formë të shkruar, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se gjatë ditës do të bëhet publike në faqe.

“Vendimi është marrë por ende nuk është në formë të shkruar dhe në ketë mënyrë nuk mund ta kumtoj para medieve. Gjatë ditës do të publikohet në webfaëe”, ka thënë ai.

Ndryshe ne këtë mbledhje eshtë marrë vendimi per rreth 5 mijë vota nga diaspora që kanë ardhë pas afatit te paraparë nga KQZ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme