Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) njofton se ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e vlerësuar atë si të palejueshme.
“HUDHET poshtë e palejuar ankesa Nr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkohej anulimi i Vendimit të KQZ-së Nr. 01/2328-2024, të datës 31.12.2024, dhe urdhërohej KQZ-ja të nxirrte vendim tjetër”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Lista Serbe fillimisht nuk ishte certifikuar në mbledhjen e KQZ-së, por pas një ankese të saj, PZAP-i vendosi të japë të drejtë kësaj partie.
VV, e cila ka kundërshtuar vazhdimisht këtë vendim, ka paraqitur një ankesë të dytë në PZAP më 2 janar, duke e konsideruar certifikimin e Listës Serbe si të paligjshëm dhe duke kërkuar anulimin e tij për pjesëmarrje në zgjedhje./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...