Nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 11 qershor janë raportuar shumë parregullsi të cilat edhe mund ta kenë dëmtuar procesin zgjedhor.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga ankesat e pranuara ka shqiptuar gjobë me vlerë 336.950.00 euro ndaj subjekteve politike, shkruan arbresh.info
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Sekretariatit te PZAP-it, Mulë Desku, ku sipas tij, PZAP ka pranuar 301 ankesa dhe 18 apele nga subjektet politike, kandidatë, OJQ, BIRNI, KDI, Demokracia PLUS etj.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 18 apele, ato janë: 1 Apel kundër regjistrimit te një partie Serbe; Partia e Serbëve te Kosovës, 2. Apele për mos emërimin e anëtarëve te KKZ-ve, 4 Apele për tërheqjen kandidateve nga lista e subjekteve politike, 5 Apele për largimin e kandidatëve nga lista e subjekteve politike, 4 Apele për mos emërimin e anëtarëve te KVV-ve dhe, 2 Apele për mos përfshirjen në listë te votuesve nga diaspora. 4 Apele janë aprovuar nga Paneli si te bazuara, ” ka thënë Desku.
Nga 301 ankesat e dërguara në PZAP, 191 janë nga fushata zgjedhore, 88 nga thyerja e heshtjes zgjedhore dhe 32 nga dita e zgjedhjeve.
“Ndërsa duke ju referuar këtyre ankesave te parashtruara, shuma e gjobave te shqiptuara nga PZAP-i ndaj subjekteve politike është 336.950.00 euro”, ka thënë Desku.
Procesi i shqyrtimit dhe vendosjes se ankesave është duke shkuar sipas planifikimit dhe organizimit te punës si dhe ne përputhje me afatet e parapare me Ligjin par Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP). Afati për vendosjen e ankesave nga PZAP-i është 72 ore nga momenti i dorëzimit te ankesës nga pala ne PZAP./arbresh.info/Mira Avdimetaj
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi