Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga dita kur është hapur fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në vend e deri më pesë tetor të këtij muaji ka gjobitur subjektet politike në vlerë prej 50 mijë e 350 euro, derisa ka pranuar 87 ankesa dhe katër apele. Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
Subjekti i parë politik i cili është gjobitur me më së shumti për shkak të mos zbatimit të Kodit tëMirësjelljes të LZP-së, sipas Deskut është Lidhja Demokratike e Kosovës me 32 mijë e 500 euro e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 9 mijë e 100 euro.
“Vlera a gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike ne totalë është 50,350.00 euro. LDK-32,500.00 euro, PDK- 9,100.00 euro, AKR- 1,650.00 euro, AAK- 4,550.00 euro, NISMA- 500.00 euro, ALTERNATIVA- 1,050.00 euro, KDTP-250 euro, PDAK- 250.00 euro, PAI- 250.00 euro, LEVIZJA PER BASHKIM -250.00 euro”, ka thënë ai.
Kurse sa i përket dorëzimit të ankesave në PZAP, Desku ka sqaruar edhe mënyrën se cilat ankesa janë shqyrtuar e cilat janë refuzuar.
“Në PZAP- janë dorëzuar, respektivisht PZAP-i ka pranuar 87 ankesa dhe 4 apele.87 ankesa kanë te bëjnë me shkeljen e Kodit te Mirësjelljes te LZP-se gjatë fushatës zgjedhore.
72 ankesa janë shqyrtuara dhe vendosur nga Paneli, 59 ankesa janë aprovuar,10 ankesa janë refuzuar, 3 ankesa janë tërhequr, 15 ankesa janë ne procedurë te shqyrtimit. Kurse 4 apele janë parashtruar në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për shkak të refuzimit të aplikacioneve të tyre për futjen në Listën Përfundimtare te Votuesve ku nga to 2 apele janë pranuar dhe 2 janë refuzuar”, ka pohuar Desku për arbresh.info.
E sa i përket paraqitjes së ankesave Desku ka thënë se ankesa nuk kanë paraqitur vetëm subjektet politike por edhe Organizatat Joqeveritare.
“Lëvizja Vetëvendosje 49 ankesa, PDAK- 1 ankesë, KDI- 25 ankesa, OQJ-Krahët e Hapur 1 ankesë, BIRNI- 3 ankesa, PDK- 3 ankesa, AKR- 1 ankesë, ALTERNATIVA- 3 ankesa dhe LDK- me një ankesë”.
Desku ka thënë se 87 ankesat janë paraqitur ndaj këtyre subjekteve ku përsëri prin Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Ndaj LDK-së janë paraqitur 38 ankesa, PDK-së 15 ankesa, LVV-së- 6 ankesa, ndaj AKR-së- 4 ankesa, AAK-së 11, NISMËS- 2, KDTP-së- 4, ALTERNATIVËS- 3, PDAK-së – 1 ankesë, PAI- 1 ankesë, LB-së – 1 dhe ndaj Gazmend Hetës 1 ankesë”, ka thënë ai.
Fushata për zgjedhjet lokale ka filluar më 21 shtator ndërsa procesi zgjedhor do të mbahet më 22 tetor./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...