Komisioni për ankesa dhe parashtresa ka dërguar në prokurori disa raste për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të 11 qershorit.
Janë gjithsej 14 raste që PZAP i ka dërguar në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.
Mulë Desku, kryetar i Serkretariatit të PZAP-it ka thënë për Indeksonline se PZAP i ka ndaluar për 5 vite, 14 kryesuesve të VV-së për të qenë pjesë e administratës së zgjedhjeve.
“Për zgjedhjet e 11 qershori 2017 në Zyrën e Prokurorit të Shtetit kemi dërguar për kompetencë të mëtejme 14 raste, respektivisht PZAP-i ka vendosur qe te ju ndaloj te drejtën për 5 vite 14 kryesuesve te VV për te qenë pjese e administratës se zgjedhjeve qe organizohet nga KQZ-ja” ka thënë ai.
Desku ka treguar se pse e ka dhënë një vendim të tillë për kryesuesit e VV-së.
“Për shkak te mos kryerjes se detyrave te tyre ne përputhje me Ligjin e Zgjedhjeve te Përgjithshme – LZP gjate ditës se zgjedhjeve në vendvotime” ka shtuar ai.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...