Google ADS

PZAP: 10 ankesa për balotazhin, deri të enjten merret vendimi

15:39 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Dhjetë ankesa kanë shkuar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, kryesuesi i sekretariatit të PZAP, Mulë Desku.

Sipas tij, afati i ankesave ka përfunduar dje në ora 19:00.

“Afati i ankesave ka përfunduar dje në orën 19:00 dhe kanë qenë gjithsejt  dhjetë ankesa”, ka bërë të ditur Desku.

Ai ka thënë se ende nuk kanë dërguar ndonjë rekomandim pasi që janë në shqyrtim dhe se deri të enjten paneli duhet të vendosë.

“Jo se nuk kemi vendos se janë në shqyrtim, janë pranuar tash shqyrtohen dhe të gjitha ankesat, shkresa e lëndës, çka ka prova dëshmitë në anketë dhe ato shqyrtohen dhe deri të enjten ka për obligim paneli me marr vendim lidhur me ankesat”, ka thënë Desku.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme