Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agron Avdijaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar prerjen e pyjeve në këtë komunë, ku sipas tij po shkatërrohen shumë atraksione natyrore, shkruan arbresh.info
Avdijaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë më prerje ilegale.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Të dashur qytetarë të Istogut, pyjet e komunës sonë po shkatërrohen.
Sipas të dhënave aktuale Istogu ka 19.220 hektarë pyje. Prej tyre në sektorin shoqëror janë 68.8%, kurse pjesa tjetër janë pyje në pronësi private. Pyjet janë pasuri kombëtare që japin jetë e poashtu ndikojnë në mbrojtën e tokës nga erozioni, ruajnë biodiversitetin, ruajnë rezervat ujore dhe kanë ndikim në karakteristikat klimatike.
Ne jemi dëshmitarë të prerjes sistematike të pyjeve në komunën e Istogut, e madje nuk kursehen as zonat që janë atraksion natyror për komunën tonë siç, janë: Mokna, Radusha, Lugu i Butën e shumë zona të tjera të rëndësishme.
Në mënyrë që të ndalohet ky shkatërrim dhe degradim i pyjeve, fillimisht nevojitet vullnet politik i udhëheqësve dhe zyrtarëve përgjegjës të institucioneve lokale dhe qendrore.
Si kryetar i Istogut, gjatë qeverisjes sime urgjentisht do të ndërmerren këto veprime:
– Ndalimin e menjëhershëm të prerjeve ilegale;
– Koordinim dhe bashkëpunim më efikas ndërmjet zyrtarëve komunal dhe institucioneve tjera përgjegjëse dhe të atyre të sigurisë;
– Kontroll i shtuar ndaj personave fizik dhe juridik të cilët në emër të lejes që marrin për prerje, keqpërdorin atë dhe shkaktojnë dëme që nuk përmirësohen me vite të tëra;
– Në kuadër të planeve strategjike të zhvillimit të parashihen sipërfaqe për ripyllëzim;
– Të kontrollohen zjarret dhe të dënohen shkaktarët e tyre kur ato vëhen qëllimisht.
Për këtë, iu ftoj edhe juve qytetarë të dashur që për aq sa keni mundësi ta jepni kontributin tuaj, që të bëni presion në organet përgjegjëse dhe të kërkoni llogari për shkatërrimin e kësaj pasurie.
Së bashku është e mundshme që ta ruajmë mjedisin tonë, ta mbrojmë komunën tonë.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...