Google ADS

Pyetet për rënien e PDK-së, kjo është përgjigjja e Thaçit

17:34 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e fundit për këtë vit me gazetarët ka folur për rënien e partisë së tij të dikurshme, PDK-së, shkruan arbresh.info

Thaçi si gjithnjë i është shmangur përgjigjes në mënyrë diplomatike, duke u përgjigjur vetëm për pjesën se a do të rikthehet në strukturat udhëheqëse të partisë.

Ai ka thënë se nuk do të rikthehet më në partinë e tij.

“As në Parlament, as në Qeveri as në të udhëhequrit e partisë nuk do të rikthehem”, ka thënë ai.

Por a do të thotë fakti që nuk do të kthehet më në parti, një lloj pranimi për dështimin që pësoi partia e dikurshme në zgjedhjet e këtij viti. Parti kjo e cila e ngriti atë në pozitat më të larta të shtetit, që kulmoi me zgjedhjen e tij president.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e sivjetme ka pësuar rënie të dukshme si në zgjedhjet parlamentare ashtu dhe në ato lokale./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme