Google ADS

Pyet Shpend Ahmeti: A mundet dikush me më tregu për cilin reciprocitet po flitet?

16:40 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se e ka qartë se për çfarë masa të reciprocitetit është duke u diskutuar.

Ahmeti ka kërkuar sinqerisht që t’i shpjegohet nga dikush, nëse bëhet fjalë për vendimin e fundit të Kurtit sa ishte kryeministër, apo për ndonjë vendim tjetër.

“Pyetje e sinqertë – a mundet dikush me më tregu për cilin reciprocitet po flitet? A po flitet për vendimin dy ditë para se me u ndërru qeveritë apo ka edhe ndonjë vendim tjetër? #kosova”, ka shkruar Ahmeti.

Ky reagim i kreut të Komunës së Prishtinës ka ardhur pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, që sipas tij kanë qenë edhe pengesë për vazhdimin e dialogut.

Të gjitha vendimet që ka shfuqizuar Hoti janë vendime të cilat janë marrë në vitin 2020 nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

https://twitter.com/ShpendA/status/1269265748595281920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1269265748595281920&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkryetari-i-prishtines-thote-se-po-kerkon-sinqerisht-te-di-cfare-vendimi-mori-sot-qeveria%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme