Dialogu në Brukselit duket të jetë duke hyrë në fazën përfundimtare, dhe kjo ka rritur panikun tek zyrtarët serb dhe ata kosovar pasi që pritet të ketë kompromise të dhimbshme për te dyja palët. Zyrtarët e Kosovës kanë aktivizuar idenë e vjetër për t’u bashkuar në negociata edhe Shtetet e Bashkuara, në këtë rast, Rusia gjithashtu do të shfaqet në tryezë. Ky është shkrimi që e përditshmja serbe Kurir i ka kushtuar bisedimeve Kosovë – Serbi që po zhvillohen në Bruksel.
Moska haptazi mbështet Beogradin, kur është fjala për Kosovën, e cila me siguri do të jetë një nga temat e bisedimeve midis presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Putin, i cili vjen në nëntor në Beograd. Ky është takimi i 13-të i të dy shtetarëve, raporton Arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se përfshirja e vetme e amerikanëve mund të sjellë rezultatin në një dialog. Pas kësaj, dëshira e Prishtinës është të forcojë pozitën e dobësuar nga angazhimi diplomatik i udhëheqjes shtetërore serbe.
Edhe ambasadori i SHBA në Serbi, Scott tha se dialogu duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe se një kompromis arrihet, ndoshta edhe këtë vit, por theksoi se “është e qartë se asnjëra palë nuk do të merr gjithçka që dëshirojnë”:
Kjo është arsyeja pse ky dialog që udhëheq BE-në është kaq i rëndësishëm.
Zyrtarët e BE besojnë se ndryshimi i formatit të dialogut nuk do të shpejtojë zgjidhjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve./Arbresh.info
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’