Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan duke e përgëzuar për rezultatin e referendumit popullor më 16 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Presidencës mësohet se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar këtë mbrëmje presidentin Erdoğan. Në telefonatën e tij Putin ka përgëzuar presidentin Erdoğan për daljen e rezultatit “po” në refendumin popullor për ndryshimin kushtetues.
Ndër të tjera në bisedë krahas përshpejtimit të përpjekjeve kundrejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe është theksuar edhe rëndësia e bashkëpunimit për forcimin e armëpushimit në Siri.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...