Google ADS

Putin: Moska është e gatshme për dialog me ShBA-në

19:44 | 30 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti rus, Vladimir Putin, me një letër drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në prag të vitit të ri, tha se Moska ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog në agjendë të gjërë. Këto deklara vijnë pas disa dështimeve për të mbajtur një samit të përbashkët.

Në fund të nëntorit, presidenti Trump kishte anuluar një takim të planifikuar me Putinin në kuadër të samitit G20 në Argjentinë, sic u tha, për shkak se forcat ruse hapën zjarrë ndaj anijeve luftarake të Ukrainës.

Trump dhe Putin kishin dështuar të mbajnë edhe një takim më herët në Paris. Samiti i vetëm në mes të dy palëve u mbajt në Helsinki në korrik.

“Vladimir Putin tha se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë me më së shumti rëndësi për të ofruar stabilitet strategjik dhe siguri ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Moska ka thënë se një nga cështjet me rëndësi që do të diskutonte me ShBA-në është plani i Uashingtonit për tërheqje nga pakti i armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, kishte thënë se tani është koha që SHBA të organizojë takimin e radhës më 2019.

Putin ka dërguar letra me urime për vitin e ri edhe tek liderët e tjerë botërorë. (REL)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme