Presidenti amerikan Joe Biden ka filluar telefonatën e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Telefonata vjen pas një jave me angazhim diplomatik për menjanimin e konfliktit në Ukrainë, derisa Rusia vazhdon të pozicionojë trupat afër kufirit me Ukrainën.
SHBA kanë tërhequr forcat nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e shumicës së stafit diplomatik të shtunën.
Biseda filloi në orën 11:04 të mëngjesit, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton cnn, transmeton arbresh.info.
Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme. Lëvizjet ishin një tjetër shenjë se SHBA ka frikë se Putini mund të urdhërojë një pushtim në çdo kohë, vetëm një ditë pasi këshilltari i sigurimit kombëtar të Biden paralajmëroi amerikanët në Ukrainë të largoheshin dhe se aksioni ushtarak mund të fillonte me një bombardim ajror që mund të vriste civilë./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...