Një shqiptar i Kosovës ka gjetur vdekjen këtë të enjte në njërin nga plazhet e Shëngjinit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Rana e Hedhun” rreth orëve të drekës.
Shtetasi me inicialet E.J, 62 vjeçar është rrezikuar të mbytet në det. Pasi është nxjerrë nga uji, 62 vjeçari është transportuar në spitalin e Lezhës në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, qytetari nga Kosova ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...